E kanë provuar jetën larg njëri tjetrit, e megjithatë distanca nuk ka ndikuar për të keq, madje duket sikur ua ka shtuar dashurinë.

Janë ky çifti shumë i dashur për publikun, këngëtarja Vesa Luma e reperi Big Basta, shkruan “Kosovarja”.

E jeta e tyre u bë akoma më e lumtur me ardhjen në jetë të djalit të tyre, të cilin e kanë quajtur Liam.

Vesa kohëve të fundit është mjaftë aktive në rrjetet sociale duke ndarë imazhe të ndryshme.

Ajo qka është më interesantja dhe që ka befasur, është pyetja e Vesës për bashkëshortin e saj, në imazhin e fundit në Instagram.

“A martohem prap @bigbastaofficial 🙈😍😘”, ka shkruar ajo ngjitur me fotografinë e publikuar.

Një propozim të papritur e bëri Vesa, por si do ti përgjigjet Big Basta?

Kujtojmë se  “S’paska qenë e shkrume” titullohet projekti i fundit muzikor nga Vesa Luma në duet me Denik Prizrenin./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË