Këngëtarja Vesa Luma është zhvendosur bashkë me të shoqin dhe të birin në Zelandë të Re. Atje, ata po krijojnë një jetë të re. E, Vesa është kthyer për ca muaj në Kosovë për të qenë pranë familjes së saj dhe për të përfunduar disa projekte, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja e njohur ka paralajmëruar se po rikthehet me një projekt të ri dhe publiku është kureshtar të dijë se çka po sjell Vesa.

Prishtinasja e bukur është mjaftë e angazhuar edhe rreth rritës së të birit, me të cilin shpesh shihet edhe rrugëve të Prishtinës teksa shëtisin së bashku, shkruan “Kosovarja”.

“Të jem e sinqertë, gjatë shtatzënisë nuk kam menduar fare, jam kujdesur vetëm që të ecte mirë shtatzënia. Por të jesh nënë është pak më shumë e vështirë sesa shtatzënia, megjithatë janë emocione të bukura, shumë të bukura. Mendoj se mund të isha bërë nënë edhe më përpara”, tha Vesa.

Këngëtarja po e shijon rritën e të birit./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË