Pas një pauze në muzikë dhe jetës larg vendlindjes, Vesa Luma është kthyer këtë kohë duke qenë mjaftë aktive si në karrierë ashtu edhe në rrjetet sociale me postime të ndryshme.

Këngëtarja 33-vjeçare me muzikën e saj ka gjetur gjithmonë përkrahjen dhe pëlqimin e publikut, shkruan “Kosovarja”.

Përveç muzikës ajo i servon publikut gjithmonë imazhe dhe video nga jeta e përditshme me bashkëshortin dhe djalin.

Këngëtarja mbrëmë ka qenë e ftuar  për të performuar në “Beerfest Kosova”.

Në këtë mbrëmje Vesa ka shkëlqyer me pamjen dhe stilin unik që e dallon nga të tjerat.

Këngëtarja nuk e ka problem të bëj ndryshime të mëdha në pamje, madje mbrëmë ajo ka rrezikuar duke përdorur një grim interesant që nuk e shohim te këngëtaret e tjera.

Megjithatë duket mjaftë bukur dhe tërheqëse me një kombinim të tillë.

Ndryshe Vesa ka bërë të ditur se bashkë me djalin do të kthehet prapë në Zelandë të Re te bashkëshorti./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË