Këngëtarja Vesa Luma ka ndarë disa momente me djalin e saj simpatik Lianin.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndanë me publikun çaste të bukura nga përditshmëria e saj, shkruan “Kosovarja”.

Këtë herë ajo shfaqet me djalin e saj duke ujitur lulet.

Ajo qka e bëri më të këndshme dhe qesharake këtë situatë, është reagimi i Lianit.

Derisa Vesa po e xhironte, Liani në vend të luleve ia hedhi ujin të ëmës.

Ky gjest e bëri që Vesa ta quante mashtrues të birin. Sigurisht këtë e bëri nga dashuria, teksa e bëri të qeshte Lianin.

Ndryshe, Vesa është e martuar me reperin nga Shqipëria, Big Basta.

“Spaska qenë e shkrume” titullohet projekti i fundit nga Vesa Luma, ndërsa po punon rreth këngëve të reja./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË