Para Klinikës Infektive në Prishtinë janë vendosur disa tenda me qëllim që të ndihmojnë për trajtimin e pacientëve që dyshohen se janë infektuar me koronavirus.
Dy tendat janë të pajisura me gjashtë shtretër, njofton Klan Kosova.
Deri më tani janë identifikuar me koronavirus tre persona, ndërsa janë testuar mbi 150 të tjerë.