Drejtorasha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, ka treguar se një dhomë e zakonshme ka dy shtretër me çarçafë një përdorimesh.

Ajo thotë se çdo dhomë e Klinikës Infektive ka edhe banjon e saj që përdoret vetëm nga personat që janë të vendosur aty.

Dhomat po ashtu janë të pajisura me sistemin e oksigjenit të lidhura me qendrën.

Drejtorasha e Klinikës Infektive ka thënë se pacientët e prekur trajtohen varësisht nga gjendja e tyre klinike, ku disa nga ta që kanë më pak shenja dërgohen në shtëpi në vet izolim, por nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Kujtojmë ditë më parë është njoftuar se Klinika Infektive me sistem qendrorë të oksigjenimit ka të gatshëm 40 shtretër.

MUND TË JU PËLQEJNË