Një infermiere e Klinkës Infektive ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Infermierja – e cila ka qenë në kontakt të afërt me pacientët e hospitalizuar në këtë klinikë – është personi i parë nga stafi shëndetësor i Klinikës Infektive e prekur me koronavirus.

Klinika Infektive ka shprehur mbështetjen për punëtoren e saj për ta përballuar infeksionin, derisa thekson se profesioni i mjekut, e në veçanti i infektologut bart me vete edhe rrezikshmërinë e infektimit gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe ndonjëherë kjo nuk mund të evitohet përkundër respektimit maksimal te masave të mbrojtjes personale.

“Rasti i koleges tonë nuk do të na dekurajojë dhe demotivojë që së bashku me kolegët e tjerë të ofrojmë ndihmën mjekësore për pacientët tonë. Këtë do ta bëjmë në çfarëdo kushtesh dhe rrethanash”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive.

MUND TË JU PËLQEJNË