Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, ka pranuar një informacion për një rast tragjik që ka ndodhur në fshatin Vrellë të Istogut.

Gjatë prishjës së një garazhe private një person e ka zënë muri. Personi në fjalë është dërguar nga qytetarët në Spitalin Rajonal në Pejë.

Tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se menjëherë njësitet e policisë pranë stacionit policor Istog, kanë dalur në vendin e ngjarjës, për të kuptuar rrethanat e këtij rasti.

Ndër të tjera Policia bën të ditur se ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima Q.B. lindur me 1970 mashkull/ shqiptar, në spital ka arritur pa shenja jete.

Policia është duke punuar për të hetuar rastin i cili është cilësuar ‘Hetim i Vdekjes’

MUND TË JU PËLQEJNË