Kim Kardashian është mamaja e tre fëmijëve me bashkëshortin e saj Kanye West, dy vajzave dhe një djali të vogël. Ajo është shumë krenare për fëmijët e saj dhe gjithmonë preferon të ndajë moment nga përditshmëria me ta.

Asnjë ditë nuk i ngjan një tjetre, me fëmijët vërdallë nëpër shtëpi, por surpriza e fundit e vajzës së madhe North për mamanë është shumë surprizuese.

Në tualetin e shtëpisë mesa duket vajza i ka shkruajtur Kim: “Mami, të dua shumë”.

“Ylli” i “Keeping Up With The Kardashians” e ka shpërndarë menjëherë në “Instagram” këtë dedikim që e vogla i ka bërë dhe të gjithë mediat ndërkombëtare po flasin për këtë prapësi të vajzës së Kim.

MUND TË JU PËLQEJNË