Dita e sotme është e veçantë për deputeten e Kuvendit të Kosovës, Duda Baljen, e cila njihet edhe si deputetja më e bukur e parlamentit kosovar, shkruan “Kosovarja”.

E pikërisht për deputeten në fjalë dita e sotme është e veçantë, pasi që vajza e saj feston ditëlindjen, ku ishte nëna e saj e cila e bëri të ditur përmes rrjetit të saj facebook.

Deputetja bukuroshe ka publikuar disa fotografi të vajzës, kryesisht nga ahengu për nder të ditëlindjes së saj të 19-të.

Madje, edhe urimi për vajzën e saj të vetme nuk ka munguar.

“Jemi 19-të tani, ditëlindja e vajzës time të vogël. Të dua shumë”, ka shkruar Duda.

Ndryshe, Duda Balje është nënë e tre fëmijëve./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË