Mbrëmë Kosova shënoi fitore ndaj Bullgarisë në takimin e zhvilluar në Sofje, i cili përfundoi me rezultat 2-3.

Goli vendimtar ishte ai i shënuar në minutat e fundit nga Elbasan Rashani, duke i siguruar kështu tre pikë Kosovës.

Fitore kjo e cila gëzoi gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, e padyshim edhe reperin Unikkatil i cili është një tifozë i zjarrtë i Kombëtares së Kosovës.

Ai ka publikuar një fotografi të futbollistëve kosovarë duke i përgëzuar që nuk u dorëzuan deri në fund.“Bravo që nuk dorëzoheni deri n’fitore!! Krenar me ju”, ka shkruar Unikatili në fotografinë e publikuar./Blic

MUND TË JU PËLQEJNË