Rolejt Vata është fëmija 7 vjeçar i cili është larguar nga pallati pas tërmetit dhe tashmë familja nuk po bie në kontakt me të.

Vogëlushi ka humbur kontaktet me familjen e tij që nga mesdita e djeshme, pasi u nxor shëndosh e mirë nga nëna e tij, raporton JOQ, përcjell GazetaBlic.

Rolejti është lënë poshtë pallatatit, pasi nëna e tij është ngjitur sërish në shtëpi të ndihmojë djalin e saj të madh dhe vjehrrin dhe vjehrrën.

Pasi është ngjitur, mami i 7 vjeçarit ka thyer këmbën, ndërkohë që i ka kërkuar vjehrrës që të nxjerrë djalin e madh nga shtëpia.

Vëllai i tij u gjet gjallë në prehrin e gjysen, e cila kishte me jetë nipin e saj. Mamaja e 7 vjeçarit ka qenë në sdpital, por tani ka dalë dhe është në kërkim të djalit të vogël.Kërkimet janë bërë edhe në morg, por fatmirësisht aty nuk ka mbërritur trupi i të voglit.

MUND TË JU PËLQEJNË