E revoltuar me audiencën që e komenton veshjen e saj skenike, këngëtarja Gjyste Vulaj ka reaguar në profilin e saj në Instagram.

Duke i fotografuar në një film të animuar disa personazhe që ishin paraqitur në skenë me “brekë”, ajo e ka arsyetuar veten për prezantimet e saja në skenë me veshje të caktuara.

“Edhe filmat për fëmijë këngëtaret paraqiten në skenë me brekë. Mos na shani disa që jeni mësu”, ka shkruar Vulaj duke ironizuar.

Gjystja është shprehur se nuk duhet sharë për paraqitjet e tyre skenike.

“Mos na shani ju disa qe jeni mesu vec bla bla per veshjen skenike. Please se nuk na merr gjumi i nates”, ka shkruar Gjystja.

MUND TË JU PËLQEJNË