Një tjetër person po thotë se Tupac Shakur është ende gjallë dhe shëndosh e mirë – dhe këtë herë është djali i themeluesit të Death Row Records, Maion ‘Suge’ Knight.

Suge J Knight e tha këtë në Instagram, duke spekuluar se vdekja e Tupac është një mashtrim dhe në fakt ai jeton në Malejzi.

Ai nisi konspiracionin e tij duke postuar një mesazh provokativ që thoshte “Tupac është ende gjallë”, transmeton Gazeta Express.

Suge vazhdoi të postonte mbi këtë temë në profilin e tij në Instagram, duke shpërndarë edhe fotografi që sipas tij Tupac i ka bërë kohët e fundit me Beyonce dhe 50 Cent.

Babai i tij u dënua me 28 vjet burg muajin e kaluar, për shkak të një aksidenti me fatalitet që shkaktoi ai, duke ikur më pas nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë se Tupac u vra pas disa gjuajtjeve me armë në Las Vegas në shtator të vitit 1996.

 

MUND TË JU PËLQEJNË