Reperes i është realizuar ëndrra.

Offset, bashkëshorti i reperes së famshme Cardi është përkujdesur që partnerja e tij të marrë veturën që ajo gjithmonë ka dashur.

Cardi B ka treguar më herët se ajo do të ketë një veturë ‘Lambotruck’ kur të sjellë në jetë vajzën, një lloj Lambourghini mjaft luksoz.

E megjithëse atëherë i është dukur vetëm një ëndërr, tani ajo ka marrë si dhuratë veturën 200 mijë dollarëshe.

Cardi nuk di të ngasë veturën e madje as nuk e ka lejen për vozitje, por ndoshta tani do të mësohet vetëm për veturën e saj të ëndrrave./Gazeta Express

MUND TË JU PËLQEJNË