Daljet e tyre të shpeshta, postimet në rrjetet sociale e dedikimet ndaj njëra tjetrës kanë bërë që të jenë shumë të komentuara në mediat rozë.

Vajzat e këngëtare së njohur Shkurte Fejzës po marrin vëmendje të vazhdueshme, shkruan “Kosovarja”.

Gresa dhe Besiana trashëguan talentin e nënës për të kënduar e tani publiku i shesh shpesh në skenë, kurse vajza e vogël Agnesa me gjasë nuk do futet muzikës, tani për tani kështu qëndron puna.

Ato kohë pas kohe dalin bashkë për tu relaksuar e kaluar kohë me njëra tjetrën. Edhe sot të trija shfaqen bashkë, ndërkohë që Besiana është ajo që e ka postuar një storie në Instagram.

Një detaj që mori vëmendje është që të trija nuk e kanë pasur problem të shfaqen pa grim, megjithëse duken bukur.

“I dua motrat e mia”, ka shkruar Besiana krahas stories në Instagram./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË