I pari i cili kishte dhënë premtime për liberalizimin e vizave, ishte ish- kryeministri Hahsim Thaçi.

Ai në zgjedhjet e vitit 2010, kishte premtuar se Brenda 15 muajsh, nga marrja e mandatit të dytë, qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm.

Që nga ajo kohë kanë kaluar hiq më pak se 9 vjet, dhe se Kosova ende vazhdon të mbetet e izoluar, raporton Gazeta Blic.

Pas Hashim Thaçit, edhe ish- kryeministri Isa Mustafa, kishte premtuar liberalizim të vizave.

Ai në vitin 2015, me të marrë mandatin kishte premtuar se liberalizimi do të ndodhë gjatë vitit 2016.

Madje, ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku kishte festuar me shampanjë liberalizimin e vizave.

Edhe kryeministri actual, Ramush Haradinaj me të marrë mandatin e shefit të qeverisë kishte premtuar liberalizimin e vizave.

Madje, në një emission televiziv më 2017, thotë se liberaizimi ka ndodhë “pardje”.

Pos, Haradinajt edhe ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha ka premtuar se liberalizimi do të ndodhë më 2018.

Për më shumë ndiqeni dokumentarin e titulluar “Të Izoluarit”, si pjesë e projektit më të ri të Gazeta Blic “EXPOSE”:

EXPOSE | Të izoluarit

#EXPOSE | Dokumentar për temën e Liberalizimit të Vizave – "Të izoluarit" – 02.05.2019

Publiée par GazetaBlic sur Jeudi 2 mai 2019

MUND TË JU PËLQEJNË