Raportuesi për Kosovën në Bashkimin Europian, Peter Beyer, tha se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të ndodhë vitin tjetër.

Ai tha se Gjermania e përkrah këtë proces, duke mos theksuar ndonjë datë të saktë, transmeton JOQ Kosova.

“Ne e mbështesim procesin e liberalizimit të vizave për Kosovës dhe them se heqja e vizave mund të ndodhë tjetrin vit”, ka thënë ai.

Për këtë çështje ka folur edhe deputeti tjetër gjerman, Christian Shmidt, që tha se Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim, por nuk dihet kur koha e saktë kur do të hapet për diskutim kjo çështje në Këshillin Europian.

“Sa i përket liberalizimit të vizave e ka konfirmuar edhe Komisioni Europian se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave.

Këshilli do ta diskutojë këtë çështje, por nuk e dimë kohën.

Besoj se të gjithë e kuptojnë ndjeshmërinë që ka kjo temë”, ka thënë deputeti.

Ndryshe, Kosova ka mbetur vendi i vetëm në rajon që ka regjim të vizave, ani pse ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga BE-ja.

 

MUND TË JU PËLQEJNË