Shumë qytetarë e kanë ëndërr të marrin një vizë për ta parë Evropën.

Radhë të gjata krijohen çdo ditë para ambasadave të shteteve të BE-së në Prishtinë. Madje pritjet para dyerve të ambasadave u kushtojnë qytetarëve me orë të tëra.

Pritjet e tmerrshme që po i sheh e gjithë bota për viza turistike, pune etj., kanë bërë që qytetarët të krijojnë dovë për viza.

Qytetarët e shtetit më të izoluar në rajon, këndojnë dovë të posaçme për t’iu aprovuar viza e Zvicrës.

E politikanët duhet ta shohin këtë para se të festojnë për liberalizim, siç ka ndodhur disa herë në institucionet e Republikës së Kosovës.

Për këtë punë njëherë është hapur edhe shampanjë. /Express

MUND TË JU PËLQEJNË