Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është deklaruar sot para mediave pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndër të tjerash Thaçi u pyet lidhur me atë se përfaqësuesit serb e shohin ende si të parealizuar njohjen e Kosovës.

Ai tha se Serbia thoshte se është e pamundur edhe liria, por ajo u bë.

“Serbia ka thënë se është e pamundur dhe liria edhe pavarësia edhe themelim i ushtrisë, por të gjitha janë realizu.Me mençuri urësi dhe pragmatizmin tonë jam i bindur se njohja reciproke do të ndodhë.Dhe çdo marrëveshje do të jetë e aprovuar nga Kuvendi i Kosovës, pasi çdo gjë do të jetë në bashkëpunim im me partitë politike, pasi ka të bëjë me jetën e gjeneratave të ardhshe. Dhe askush nuk mund t’i ik kësaj rëndësie. Gjithashtu kur dihet saktësisht se marrëveshja do të jetë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës”, tha Thaçi, transmeton Indeksonline.

Ai shtoi se gjithmonë ka qenë i hapur për bashkëpunim dhe se do ta respektojë në tërësi Kushtetutën e Kosovës dhe përgjegjësitë e tij kushtetuese, për të ruajtur e kultivuar unitetin institucional.

“Të gjitha periudhat kohore që kam udhëhequr procesin e negociatave kam raportuar në Kuvend, madje madje edhe për dialogun çdoherë në për mënyrë transparente.Tash është një momentum i ri, ku duhet respektuar vlugu i madh i punës dhe nëse ky moment humbet atëherë do të vonohemi në të gjitha sferat institucionale. Do të vonohemi edhe për NATO edhe për BE, e do të frenohen dehe më tepër investimet ndërkombëtare”, shtoi Thaçi.

Tutje presidenti Thaçi tha se Kosova do progres dhe si lider e kanë për obligim t’i kryejnë obligimet institucionale.

“Për mua ishte inkurajuese motivimi i Kadri Veselit për takim me Z.Kurtin dhe për mua është jashtëzakonisht vlerësuese ky hap sikurse unë si lider politik që do t’i ftojë në ditët e ardhshme ti takoj dhe informoj në detaje. Edhe të PDK, LDK, AAK e AKR e të gjithë partitë.Në fund të fundit marrëveshja eventual e arritur do të votohet në Kuvend, unë e kam respektuar Kushtetutën e Kosovës dh ritheksoj se duhet të kem siguru për këtë proces për të marrë pjese në këtë marrëveshje. Adresimin që do ta bëjë në Kuvendin e Kosovës do të jetë më i plotë sesa kjo që e prezantova sot, këshillat dhe rekomandimet që kam marrë si presidenti i vendit në takimet e zhvilluara në Shtëpinë e Bardhë, në Pentagon të gjitha të tjerat se ShBA-të përpos mundësisë për paqe dhe investime miliardëshe në Kosovë, kërkojnë të jemi korrekt, bashkëpunues e partner të besueshëm.Çështja e vizave do të ishte harruar tashmë, por të mos kishin ndodhur zhvillimet në vitin 2015, tash e pesë vite këto zhvillime e kanë shtyrë këtë proces”, shtoi ai./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË