Nga gjyshja me shami, Feridja transformohet në një personazh interesant.

Aktorja e njohur turke, Seray Gozler, e cila te ne u bë e njohur për rolin e Ferides në seriain “Mos ma lësho dorën” ka befasuar me dukjen në fotografinë e re në Instagram.

Ajo shfaqet me shumë grim në fytyrë e me ngjyra të ndezura që me gjasë e tillë është bërë për ndonjë rol. Duket krejt ndryshe nga gjyshja e dashur e serialit “Mos ma lësho dorën”.

Gozler ka marrë shumë komente nga fansat e saj në Instagram. 57-vjeçarja ka vite që është pjesë e aktrimit dhe njihet për rolet e shumta, ndër to: “Yalanci”, “Arka Sokaklar”, “Aynalar”, “Son Bahar”, “Sultan”, “Hayat Sarkisi”, e shumë të tjera.

MUND TË JU PËLQEJNË