Në moshën 78 vjeçare ka vdekur aktorja e njohur turke.

Për aktoren e njohur, Seray Gozler e cila luan rolin e “Ferides” sot është ditë e vështirë pasi që ajo ka humbur miken e saj, aktoren e njohur turke Hale Akınli e cila ka vdekur mëngjesin e sotëm.

Këtë e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në Instagram, teksa ka shkruar se është mërzitur shumë për vdekjen e aktores.

“Më vjen shumë keq … ne kemi humbur aktoren e njohur Hale Akınlı… ne të gjithë jemi keq“, ka shkruar Seray.

Hale Akınli vdiq në moshen 78 vjeçare. Aktorja karrierën e filloi së pari në teatro, ajo gjithashtu mori pjesë edhe në shumë seriale turke ndër më të njohurit mbeten “Karady”, ” Shtëpiaket e dështuara” e disa të tjerë.

Aktorja pas vetës la një pasuri të madhe në botën e artit në Turqi.

MUND TË JU PËLQEJNË