Është emër dhe personazh i pa krahasueshëm me të tjerët, kjo për shkak të të gjitha cilësive njerëzore e profesionale që posedon, e që publiku ia njeh mirë prej afro 40 vitesh, shkruan “Kosovarja”.

Fjala është për gazetaren e këngëtaren prestigjioze, Valentina Saraçini, e cila një herë e një kohë ishte ylli i pa krahasueshëm i muzikës në vend, e që i fitonte te gjitha çmimet e para në kompeticionet ku merrte pjesë.

Rrugëtimi i saj në botën e gazetarisë ishte dhe mbetet i pa krahasueshëm e me peshë. E zonja, e guximshme dhe koherente gjithmonë. Valentina Saraçini ia ka dalë mbanë ta përmbush misionin për informim korrekt, të drejtë, të pa anshëm, në konturat e gazetarisë profesionale.

Por, ku është sot zëri i muzikës, këngëtarja moderne, gazetarja e mprehtë e me zërin karakteristik që raportonte për “DW”, që udhëheqi debate të forta, që ishte zëri i së vërtetes?

Po mungon Valentina dhe shumë “Valentina” të tjera që do të duhej të bëheshin shkollë për skenën mediale dhe atë muzikore, fatkeqesisht të ç’akorduar. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË