Trajneri i Xhudos, Driton Kuka, ka vendosur që t’i bashkohet partisë së Ramush Haradinajt, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Kuka, këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social Facebook, shkruan “Kosovarja”

Ky është statusi i plotë iKukës:

Parimet e mia në punë drejt sukseseve ishin dhe janë qëndrueshmëria dhe respektimi fjalës së dhanë!

Virtyte këto të Kryeministrit në detyrë z.Ramush Haradinaj!

Këto parime ishin vendimtare që ti bashkohem qëkontributin tim në sport pr jo vetëm tash e tutje ta jap edhe përmes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës!

Ka shumë gjëra në Kosovën tonë që duhet shtyrë përpara sidomos në sport e rini që kemi!

Kam miq në çdo parti politiike dhe parimi im është bashkëpunimi pët të mirë të vendit!

Kosova mbi të gjitha …

Këtë vendim të trajnerit e ka përshendetur edhe vet Ramush Haradinaj i cili tha se ndihet i nderuar me vendim e Kukës.

“Sot jam jashtëzakonisht i nderuar me vendimin e Driton Kukës, një ndër heronjtë e sportit tonë, trajneri i suksesshëm dhe meritor që Kosova ka fituar qindra medalje të arta në xhudo, që t’i bashkohet familjes së madhe të Aleancës. I pakompremetuar në asnjë aspekt, ai pos që ngriti yjet e përmasave globale dhe arriti t’i sjellë Kosovës Medaljen e Artë Olimpike, është i biri i Ali Kukës, kryetarit të parë të nëndegës së AAK-së në Pejë “2 Korriku”. I lumtur që edhe një anëtar i familjes së respektuar atdhetare Kuka, po e vazhdon traditën me Aleancën. Na priftë e mbara! “, shkruan Haradinaj në Instagram./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË