Shumica e studimeve, kanë gjetur se disiplina e nxitësve të tifozëve, është një ndër më të vështirat në atletikë – për çka ka fakte shumë të forta.

Pjesa më e madhe e aktiviteteve, përfshinë hedhje dhe rrotullim në ajër – gjë që mund të përfundojë me rrëzim, pasojat e të cilit edhe mund të jenë fatal, transmeton Telegrafi.

Fatin e njëtë ka mundur ta ketë edhe një nxitëse e tifozëve nga Shtetet e Bashkuara, që rrëshqiti dhe gati ra me kokë për dysheme. Për fat të mirë, instruktori saj ishte shumë i shpejtës, duke e shpëtuar për një fraksion sekonde.

“Aplikueset e kësaj disipline nuk e gëzojnë respektin e duhur, ndërsa konsiderohen vetëm si valltare. Ato janë shumë më të afta, se sa sportistët që garojnë në fusha të ndryshme”, ka shkruar një komentues.

MUND TË JU PËLQEJNË