Episodi i ri i “Keeping up with the Kardashians” tregon gjithçka për skandalin e sezonit: tradhëtinë e Tristan Thompson ndaj Khloe-s.

Në një promo të publikuar, shfaqet momenti kur të gjithë e morën vesh lajmin.

Si fillim ishte Kim e para që e kishte parë videon e tradhëtisë dhe ja kishte dërguar Kendall ndërkohë që ajo ishte në makinë me Scott Disick. Kendall mendoi se thjesht ishte një shaka, por më pas ja dërgoi Kylie. Dhe ishte pikërisht ajo që mori guximin t’i tregonte së motrës duke qenë se ishte një çështje delikate. Khloe ishte në muajin e fundit të shtatëzënisë dhe askush nuk e dinte si do ta përballonte këtë lajm.

“Asnjë nuk kishte guximin t’i tregonte Khloe-s sepse e dinim që ishte vetëm disa ditë larg lindjes. Nuk donim ta stresonim, por e dinim se ishte gjëja e duhur për t’u bërë. Prandaj isha unë ajo që i tregova asaj. Nuk doja ta lëndoja, por mendova se ajo duhet ta dëgjonte nga një prej nesh.”- tregoi Kylie pasi ngjarja kishte ndodhur.

Pavarësisht se ngjarja ka ndodhur që në prill, Khloe dhe Tristan janë ende bashkë, pavarësisht se marrëdhënia e tyre është e lëkundur.

“Njerëzit e nënvlerësojnë sa shumë është ajo e gatshme të bëjë për dashurinë. Nëse Khloe është e dashuruar me dikë ose të paktën e lidhur në një mënyrë apo tjetrën, ajo do të qëndrojë derisa fizikisht dhe emocionalisht të mos e përballojë dot më.”- ka treguar një burim pranë Us Weekly.

MUND TË JU PËLQEJNË