Scottie dhe Larsa Pippen kanë paraqitur kërkesën për divorc për herë të dytë, pasi e para ishte në vitin 2016, por që u refuzuar nga gjykata, përcjellë GazetaBlic.

Sipas TMZ, Larsa paraqiti dokumentet për ndarjen të premten (2 nëntor) në qytetin e Nju Jorkut.

“Është trishtim i thellë që Scotti dhe unë shpallim se po ndahemi ligjërisht. Ne të dy jemi përpjekur shumë për një kohë të gjatë për të bërë punën tonë të martesës dhe përfundimisht kemi ardhur në përfundimin se është mirë që ne të jetojmë të ndarë.

Ne kemi kaq shumë kujtime të mira së bashku dhe e duam shumë njëri-tjetrin. Katër fëmijët tanë kanë qenë gjithmonë prioritet dhe për hir të tyre ne kërkojmë sa më shumë jetë private për familjen tonë gjatë kësaj kohe të ndjeshme, “tha Larsa në një deklaratë për “The Blast”.

Çifti është paraqitur më parë për divorc në vitin 2016, por divorci u pezullua vitin e kaluar.Burimet thonë se nuk kishte asnjë skandal, por të dy u rritën gjatë viteve të fundit dhe vendosën të përfundojnë marrëdhëniet e tyre. Ata thuhet se janë të përkushtuar që të bashkëjetojnë me fëmijët e tyre, por nuk duan të jenë më të martuar.

Scottie dhe Larsa u martuan në vitin 1997 dhe ndanë katër fëmijë.

MUND TË JU PËLQEJNË