Ishte dëshmitar i lindjes së djalit të tij andaj ka disa fjalë të mëdha për të gjitha nënat dhe Almedën.

Meqenëse sot po festohet Dita e Nënës, aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, ka zgjedhur disa fjalë zemre për nënat dhe gruan e tij që së fundmi e mori këtë epitet.

Ai tha se dashuria dhe respekti për nënat tashmë i është dyfishuar.

“Bota ime e bukur është dashuria ime. Dita e parë e Ditës së Nënës, duke dëshmuar një lindje, një mrekulli. Ishte një ndjenjë që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Dashuria ime dhe respekti për nënat tashmë është dyfishuar.

Natyrisht që ajo vetëm rritet. Unë nuk dua të them asgjë vetëm se të përgëzoj këtë ditë të veçantë të nënave tona dhe ju dëshiroj gjitha të mirat. Ua puth duart tuaja të bekuara”, ka shkruar Tolga në Instagram pranë fotos në të cilën shihet duhet e puthur Almedën në një nga ditët më të rëndësishme të tyre, lindjes së djalit që ua dha epitetin prindër./Lajmi.net/

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË