Jemi mësuar gjithmonë që në ekranin e televizionit të shohim vajza të bukura, të gjata dhe me linja perfekte.

Duke nisur nga emisionet e mëngjesit e duke vazhduar me ato prime-time në mbrëmje, bukuria e vajzave tona shtohet edhe më shumë. Por ka dhe nga ato raste kur suksesi nuk lidhet domosdoshmërisht me fizikun, shkruan who.

Ju kujtojmë përmes këtij artikulli, disa nga të voglat, më të imtat dhe më të brishtat e showbiz-it.

Fatma Methasani
Fatma është një ndër vajzat më aktive që mund të kemi parë në televizion. Pavarësisht trupit të vogël, ajo është shumë e pëlqyer nga çdo moshë. Adoleshentët e pëlqejnë për stilin unik që ka, nënat për personalitetin e ëmbël që e karakterizon dhe djemtë për sharmin që mbart. Mesa duket Fatmën nuk e ka penguar gjatësia për asgjë, ka arritur të kthehet në një personazh “IN”.

Orgesa Zaimi
Orgesa është një nga këngëtaret që fillimet e saj i ka patur në kompeticionin “Ethet e së premtes mbrëma”. Brishtësinë e saj e vuri re që në atë kohë prezantuesi Adi Krasta dhe pavarësisht viteve, atë e ndoqi kjo karakteristikë. Sot Orgesa është një këngëtare shumë e mirë e live-t dhe është bërë nënë e dy fëmijëve të bukur, Borës dhe Kronit.

Samanta Karavella
Edhe Samanta daljen e parë e ka pasur në spektaklin “Ethet e së premtes mbrëma”. Atëherë ajo ka qenë vetëm 13 vjeçe dhe me një trup të imët. Edhe pse vitet kaluan, Samanta u rrit profesionalisht, karriera e saj kaloi pritshmëritë, por fiziku nuk ndryshoi. Karavella është ndër më të pëlqyerat e momentit me muzikën që bën dhe gjatësia nuk ka ndikuar fare në këtë aspekt.

Dojna Mema
Dojna Mema është fenomeni më i ri i ekraneve shqiptare. ‘Top Channel’ duhet të jetë me fat që e ka pjesë të stafit të tij. Ajo është prezantuesja më elokuente dhe më e shkathët, që ka filluar t’i bëjë konkurencë edhe atyre me shumë vite eksperiencë. Dojna herë pas here e tregon dëshirën që ka për të qenë më e gjatë, por e di që kjo gjë nuk ka për ta penguar për atë çka ajo bën.

Anjeza Shahini
E kur vjen fjala tek gjatësia, Anjeza Shahinit ka filluar t’i evidentohet viteve të fundit. Që nga periudha që Anjeza është martuar me diplomatin anglez, ndjekësve në ‘Instagram’ kjo gjë i ka rënë në sy menjëherë. Megjithatë bukuroshja me tiparet e zeza nuk e ka këtë kompleks, për të i rëndësishëm është vokali dhe muzika që bën. Edhe fansave i pëlqen më shumë kur Shahini është origjinale dhe vetvetja.

Roza Lati
Roza Lati është një nga moderatoret më “cool” të momentit dhe një ndër vajzat më pa komplekse në ekranet shqiptare. Me sa duket, edhe fiziku i imët nuk e ka penguar Rozën në karrierën e saj. Bukuroshja shfaqet në shumë raste me atlete dhe të sheshta. Gjatësia përpara talentit që ajo gëzon nuk është asgjë. Fundja, fansat e duan Rozën ashtu si ajo është

MUND TË JU PËLQEJNË