Reperja shqiptare, Loredana Zefi ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat pas arrestimi të saj të martën në Zvicër nën akuzat për mashtrim dhe kërcënim të një çiftin zviceran të cilëve thuhet tu ketë zhvatur 900 mijë funta.

Një reagim lidhur me këtë rast ka bërë edhe reperi gjerman Farid Bang, “Sic rezulton sot, kolegja nuk është vetëm repere, por ka studiuar ligjin dhe është bërë avokate”, tha ai në një lidhje live në Instagram.

Por, Loredanës i ka dalur në krah një anëtar i grupit Hells Angels, i cili kërcënoi dhe ofendoi Farid Bang.

“Bastard i pistë, kjo nuk është ajo që ne supozohet të bëjmë në internet. Unë do ta kthej jetën tënde në punën time, ti qen i mjerë. Për këtë veprim nga ana jote. Kush është me mua, është me mua dhe kush është me ty, është kundër meje”, ka shkruar ai në një postimi në Instagram.

Ndryshe, Loredana sot pritet të mbaj sot një konferencë për media./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË