Taksa ndaj mallrave me origjinë nga Serbia është shndërruar në kartën kryesore të partive politike për mbledhjen e votave.Masa, e cila u bë shkaktare të bllokohet dialogu, futi përçarje brenda koalicionit PDK-AAK-Nisma dhe AKR, i cili ndau rrugët, shkruan Koha Ditore.

Tani asnjëra prej tyre nuk ka premtuar heqjen e taksës, edhe pse vetëm disa javë më parë shpërndanin ide për suspendimin e saj. Nga propozimi se taksa duhet të pezullohet për 120 ditë, PDK-ja tani thotë se duhet të mbetet kjo masë.

Edhe LDK-ja, e cila i bënte thirrje Qeverisë të reflektojë karshi kërkesës së partnerëve ndërkombëtarë, i ka dhënë mbështetje vazhdimit të kësaj mase.Analisti Imer Mushkolaj thotë se taksa po shërben për përfitime të poenëve politikë.

MUND TË JU PËLQEJNË