Nëse kryeministri i vendit, Albin Kurti nuk do të dëgjojë liderin e LDK-së, Isa Mustafa që taksa ndaj mallrave serbe të hiqet pa asnjë kusht dhe atë sa më shpejt, ashtu siç edhe ka kërkuar Richard Grenell, atëherë koalicioni i ka ditët e numëruara.

Gazeta Blic nga burime brenda LDK-së ka marrë vesh që lideri i LDK-së, Isa Mustafa është mjaft i shqetësuar me qëndrimin e kryeministrit, i cili nuk po i dëgjon këshillat e SHBA-ve.

“Në rast se kryeministri Kurti nuk e heq taksën, atëherë LDK seriozisht do ta shqyrtojë mundësinë që të largohet nga Qeveria, me arsyetimin se ky subjekt politik, assesi nuk do të lejoj prishjen e marrëdhineve të Kosovës me aleatin kryesor- SHBA-të”, kanë thënë burimet.

Madje sipas këtyre burimeve është vet lideri i LDK-së, Isa Mustafa i cili në takime me kryesinë e ngushtë ka marrë shembull Rambujen, se si liderët e partive politike por edhe ata që janë në koalicion duhet të bëhen bashkë e që fjala mos t`i kthehet amerikanëve.

“Shpejt pritet të ketë edhe një reagim, nga emsiari i Trump, Grenel për taskën e që do të jenë fatale për qeverinë aktuale, e kjo LDK-së po i pengon fortë”, kanë thënë burimet.

LDK pritet që shumë shpejt të dalë edhe me një qëndirm për taksën, por fillimisht është duke pritur zhvillimet në seancën e sotme të Kuvendit për taksën 100%.

Gjatë ditës së djeshme lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar ndaj vendimit të kryeministrit Kurti, që taksa të hiqet pjesërisht. Ai ka kërkuar që menjehërë të hiqet taksa.

Reagimi i plotë i Isa Mustafës:

Të nderuar qytetarëQë nga fillimi jam shprehur haptas, ndoshta ndër të vetmit, se tarifa së pari 10 përqind e pastaj 100 përqind, e caktuar nga Qeveria Haradinaj, nuk kishte arsyetim ekonomik por ishte vënë për tu mbrojtur nga dështimet, sidomos në politikën e jashtme.
Presidenti i Serbisë, Vuçiq, i dha tarifës dimension të kushtëzimit të dialogut. Prandaj kur doli në pah mundësia e pazareve me territorin ndërmjet dy presidentëve, atij të Serbise dhe të Kosovës, tarifa rrëshqiti në levën e pengimit të këtij dialogu të dëmshëm. Atëherë e kam përkrahur ish Kryeministrin Haradinaj për vazhdimin e tarifës.

Pas zgjedhjeve të vitit të kaluar të Komisionit Evropian dhe sidomos pas angazhimit shumë aktiv të SHBA-ve me përfaqësuesin special të Presidentit Trump, ambasadorin Grenell, tarifa objejtivisht mbetet vetëm si relikt, i cili po i shërben Serbisë të paraqitet si viktimë në arenën ndërkombëtare dhe disave në Kosovë si mjet i vetëm i një kauze të paqendrueshme politike.

Askujt nuk i mbushet mendja se Kosova e detyron Serbinë që ta njohë përmes tarifës.
Por, shumicës dërmuese iu mbushet mendja se SHBA-të, në rend të parë, dhe BE mund ta bindin Serbinë, përmes procesit të dialogut, ta njohë shtetin e Kosovës.
Dëshiroj të besoj se mbledhja e nesërme e Kuvendit do ti japë përkrahje Qeverisë dhe Kryeministrit Kurti të hiqet tarifa.
Të hiqet ashtu siç po kërkojnë SHBA-të.

Nuk jam i sigurt që dikush nga grupet parlamentare ose deputetët e Kuvendit apo qeveritarët ta kenë gjetur një partner më të fortë, më meritor dhe më të përkushtuar sesa SHBA-të për shtetin dhe shtetësinë e Kosovës. E as një rrugë më me perspektivë se ajo e integrimit evropian dhe euroatlantik.

Nëse dikush luhatet, LDK, deputetët e saj dhe anëtarët e Qeverisë do të mbështesin pa asnjë rezervë dhe me besim e bindje të plotë heqjen e menjëhershme të tarifës, dhe atë jo vetëm se po e kërkon partneri ynë strategjik SHBA, por se jemi të bindur se kjo është në interes të shtetit të Kosovës.

Në qoftë se Serbia, nuk e ndal fushatën kundër Kosovës dhe nuk mënjanon pengesat tregtare dhe ekonomike, LDK mbetet e përkushtuar për aplikimin e masave të reciprocitetit pas një periudhe që Qeveria e akordon me SHBA-të dhe BE-në. IM

MUND TË JU PËLQEJNË