Tayna është rep artistja kosovare e cila ka filluar të pëlqehet edhe prej të huajve.

Nuk do ishte çudi nëse emri saj listohet karshi Nicki Minaj, pasi që jo pak herë është krahasuar me të, shkruan “Kosovarja”.

Karriera e saj ka filluar të ngritet thuajse çdo ditë e më shumë, e krejt kjo për shkak të këngëve e bashkëpunimeve të bukura që po i sjellë.

Por jo vetëm kaq, Tayna edhe vetë po di si të bëhet e bukur aq sa për t’iu pëlqyer të gjithëve.

Ajo është përfolur edhe sa i përket jetës private, për lidhje të cilat çdo herë i ka demantuar.

Por, çfarë ka mes saj dhe Butrint Imerit, pasi që ky i fundit i dhuroi një parfum asaj.

Mbase do të kuptohet ditëve në vazhdim, mbetet të presim./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË