Ndonëse taksa 100 % me Serbinë është në fuqi, ajo nuk po respektohet as nga ligjvënësit.
Një pije që prodhohet në Serbi, është shërbyer sot në Kuvendin e Kosovës.
Fotografinë e ka publikuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi.
“Edhe me taksen 100% ndaj mallrave me prejardhje nga Serbia, ne Kuvendin e Kosovës shijohet ky lëng i prodhuar në Batajnićka drum ne Beograd.”