Deputetit të AAK’së, Daut Haradinajt duket se nuk i kanë pëlqyer ato që deputeti i VV’së, Rexhep Selimi i th  në T7. Madje përgjatë emisionit Haradinaj i ka bërë pyetje Selimit, e ky i fundit i është përgjigjur live

Haradinaj ka shkruar një status në Facebook duke i thënë Selimit të mos hyjë thellë, sepse e ka pasur mik të mirë.

“Mos hyn fell’ bre Rexhë! T’kam pasë mik të mirë”, ka shkruar Haradinaj.

E ky reagim i Haradinajt vjen pas deklaratave që Selimi i tha në Pressing, ku ndër të tjera tha se nuk po e kupton më Kryeministrin në largim, Ramush Haradinajn.

Selimi i është përgjigjur Ramush Haradinajt, i cili të hënën tha në Pressing se Selimi ka “knu” në Gjykatën Speciale, duke aluduar se ai ka qenë dëshmitar në dhomat e Specializuara në Hagë.

Selimi i ka mohuar këto akuza kategorikisht duke thënë se po i bën përshtypje se si Ramush Haradinaj po e këndon këngën e së cilës është autor Hashim Thaçi.

“E kam dëgjuar dhe nuk e kam pritur mirë. Nuk është hera e parë që e kam dëgju. Unë dua të them se Ramushi e di që nuk është ashtu. E di që është rrenë dhe e di burimin e kësaj rene. Po më bën përshtypje pse Ramushi po e knon atë këngë kur e di prej nga vjen. Autori i këngës është Hashim Thaçi, dhe nuk e kuptoj pse Ramushi e ndjek atë”, është shprehur Selimi.

Ndërkaq përgjatë emisionit është inkuadruar edhe Daut Haradinaj i cili e ka pyetur Selimin se se çfarë krimi mendon se ka fshehur Ramush Haradinaj kur ka zgjedhur të mbrohet në heshtje në Gjykatën Speciale.

MUND TË JU PËLQEJNË