Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, e ka akorduar qiftelinë e luftës së Ushtrise Çlirimtare të Kosovës, për Bilbilin e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushën.

Përmes një video në faqen zyrtare të tij në Instagram, Selimi, ka interptetuar këngën “Baresha” të Nexhmije Pagarushës, me një instrument të veçantë.Qiftelia me të cilën ka interpretuar Selimi, është parë gjatë luftës së fundit, në dorën e heroit, Mujë Krasniqi.

Heroi Mujë Krasniqi, shumë shpesh është parë duke kënduar këngë patriotike me qifteli, së bashku me bashkëluftetarët e tij, duke përfshirë edhe vetë Rexhep Selimin.E me qiftelinë e Mujë Krasniqit, Rexhep Selimi e ka interpretuar melodinë e e këngës së pavdekshme “Baresha”.

Nexhmije Pagarusha, ndërroi jetë me 7 shkurt të këtij viti. Ajo me nderime të larta shtetërore u varros gjatë ditës së sotme, në fshatin Pagarushë të Malishevës.

Nexhmije Pagarusha, la pas vetës një mori veprash që do të mbesin përgjithmonë si ikona të muzikës shqipe.Kënga më e popullarizuar e saj në mesin e 88 veprave, mbetet “Baresha”.

https://www.facebook.com/kosovarjavideo/videos/208352113681116/

MUND TË JU PËLQEJNË