Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i ka kujtuar deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupit, deklaratat që kjo e fundit i kishte dhënë kur ishte zgjedhur kryeministër Ramush Haradinaj.

“E mora fjalën që të mos pajtohem me kolegen Donikë Kadaj, jo vetëm për atë që ka thënë me datën 9 shtator të vitit 2017-të, e çfarë ka thënë është kështu, pra kur është votuar qeveria Haradinaj zonja Kadaj thotë kështu, nga Ramushi komandant i UCK-së, në Ramushin e Veselit dhe Veselinoviqit, Srpska, dhe Vuciqit, andaj sonte le të urohet vetëm Beogradi, Donikë nuk pajtohem me ty, prandaj performanca që i keni bë sot në parlament me transparentet që po ashtu i keni mësuar si grup parlamentar nga ne, ju keni çka të mësoni, por duket se si keni mësuar mirë, performoni pak më mirë, e keni bë rrëmujë se ne duhet që të kujdesemi që transparentet e juaja t’i rregullojmë më mir”, ka thënë Selimi.

Të njëjtave deklarata iu është përgjigjur edhe deputetja e AAK-së.

“Rexhë faleminderit shumë, po e kum thanë, po pikërisht ai Ramush Haradinaj u prish me Listën Serbe në momentin kur ka ardh puna me u nda Kosova, pra ai ka dëshmu që unë e kam pas gabim, e ti erdhi momenti dhe po ja jep taksën për me e nda Kosovën, qeky o dallimi”, tha Kadaj – Bujupi. Gazeta Express/

 

MUND TË JU PËLQEJNË