Reperi Stresi ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “E diell”, ku ka folur ndër të tjera edhe për lidhjen e tij të shumëpërfolur me Keisin.

Megjithëse të ndarë, dyshja vazhdon të jetë kryefjala e showbiz-it dhe gjithçka rreth tyre përbën kuriozitet të madh për publikun.

Stresi rrëfeu në studio se ajo që i pëlqen më shumë tek Keisi është fakti që është “shtëpiake”, në sensin që i dedikohet shumë shtëpisë dhe familjes.

Gjithashtu, reperi tregoi çmendurinë më të madhe që ka bërë për ish-partneren e tij gjatë kohës që ishin së bashku.

“Për dashurinë kam ndërruar identitet. Ka ndodhur para 3 vitesh. Po kërkoja një vizë për Kanada dhe më refuzohet. Takova ca shokët e mi në Mitrovicë, mora një identitet francez, një pasaportë, një patentë franceze, një kartë identiteti franceze, një kartë banke, një kartë shtetësie dhe i hipa avionit për Kanada, për dashurinë.”- tregoi reperi.

MUND TË JU PËLQEJNË