Reperi vjen këtë vit në këtë festival me një këngë dedikuar nënës.

Stresi ka treguar datën kur do të prezantohet kënga e tij në festivalin e Këngës Magjike.

Ai rikthehet në këtë festival sërish për vitin e dytë me radhë, ndërsa këtë herë ka zgjedhur të marrë pjesë me një këngë të ndjeshme dedikuar nënës, shkruan Gazeta Express.

Stresi ishte i ftuar në emisionin ‘SevenBizz’ me Meriton Mjekiqin, ku ka zbuluar se ai e ka shkruar këtë këngë për një orë e gjysmë, ndërsa stafi i emisionit kanë pasur rastin ta dëgjojnë dhe thonë se kënga ka një tekst me fjalë shumë prekëse dhe është shumë emocionuese.

Kënga me titull “Të du mom” do të prezantohet më datën 14 tetor, në 20 vjetorin e festivalit ‘Kënga Magjike’.

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË