Reperi i njohur Stresi ka qenë mjaft aktiv këtë vit me projekte të shumta muzikore.

Këtë të diele ai do të prezantohet në festivalin “Kënga Magjike”, festival në të cilin u paraqit edhe vitin e kaluar në bashkëpunim me rap-artistin, Flor Bana.

Kësaj radhe ai vjen solo, me një këngë e cila mendohet se do të jetë hip-hop baladë dhe dedikim për nënën e tij.

Lajmin se do të publikojë të dielën këngën e tij të re, reperi e bëri të ditur edhe përmes rrjeteve sociale.Së fundmi, ai publikoi në Instagram një fotografi të tijën, në përshkrimin e së cilës ka thumbuar pak edhe pseudo-artistët e estradës.

“Artistë ka shumë, por nuk janë të gjithë njerëz, në kuptimin që duhet të jesh njëri pastaj artist … shihemi të dielën në Tv Klan Premierë: Te Du Mom Kenga Magjike 2018”, janë fjalët e reperit.

Ndër paraqitjet e tij më të suksesshme në “Kënga Magjike”, është ajo e vitit 2015, ku u paraqit me këngën “Mos ma luni gocën”, dhe u shpërblye me çmimin “Kënga më e mirë hip-hop”.

MUND TË JU PËLQEJNË