Spinaqi është një nga bimët më të shëndetshme për organizmin e njeriut, me theks të veçantë atij të fëmijës.

Ai përmban një numër të madh vitaminash dhe mineralesh. Spinaqi përmban atë që gjendet më rrallë në ushqime, hekurin.

Spinaqi është ndër bimët e para që mund ti jepet fëmijës për konsumim.

Ai mund të futet në dietën e fëmijës suaj sapo t’i filloni ushqimet e ngurta, kur të ketë bërë 6 muajsh, përcjell KosovaPress.

Përfitimet shëndetësore të fëmijëve nga spinaqi : Është i pasur me minerale, furnizon trupin me vitamina, përmban fibra, kuron çrregullimet e sistemit urinar , çrregullimet e stomakut, mbron mëlçinë, vret krimbat e zorrëve.Krimbat e zorrëve mund të jenë problemet më të shpeshta që prekin fëmijët, shpesh edhe pa e identifikuar këtë si problem.

Duke u dhënë fëmijëve spinaq, këto parazitë mund të luftohen.

MUND TË JU PËLQEJNË