Të gjitha shtatëzënat kërkojnë ushqime të shëndetshme.

Nëse jeni shtatzënë dhe po kërkoni një superushqim që të përmbushë nevojat tuaja dhe të bebes gjatë shtatzënisë, atëherë spinaqi është zgjedhja e përkryer për ju. Ne ju sjellim disa nga përfitimet që do të keni nga konsumimi i spinaqit në shtatzëni.

Parandalon aneminë

Shumë gra vuajnë nga anemia në shtatzëni për shkak se trupi juaj ka nevojë për më shumë hekur, pasi hekuri nevojitet edhe për zhvillimin e bebes. Por nëse e shtoni spinaqin në dietën tuaj ju do të siguroheni që hekuri nuk do të mungojë në organizmin tuaj, gjë që e parandalon ose kuron aneminë.

Parandalon defektet e lindura

Spinaqi është shumë i pasur me folate dhe me acid folik. Lëndë të cilat janë shumë të nevojshme në shtatzëni, pasi bëjnë të mundur parandalimin e problemeve të lindura te bebet.

Ul rrezikun për lindje të parakohshme

Nëse nuk e merrni sasinë e nevojshme të folateve gjatë shtatzënisë shanset për të pasur një lindje të parakohshme rriten dhe konsumimi i spinaqit siguron që kjo gjë të mos ndodhë.

Përmirëson sistemin imunitar

Nëse gjatë shtatzënisë prekeni shpesh nga sëmundje virusale ose bakteriale, atëherë sistemi juaj imunitar është shumë i dobët. Ndaj për të zgjidhur këtë problem është e nevojshme të konsumoni më shumë spinaq, i cili në përbërjen e tij ka edhe vitaminë C, e cila ju ndihmon në mbajtjen e një sistemi imunitar të shëndetshëm dhe lufton sëmundjet e zakonshme si gripi ose ethet.

Është i pasur me kalcium

Gjatë shtatzënisë në kockat tuaja ushtrohet më shumë presion se zakonisht, për shkak se pesha trupore është shtuar. Ndaj juve mund t’ju nevojitet më shumë kalcium që të siguroheni se kockat tuaja mund të përballojnë të gjithë peshën e shtuar. Ndërkohë, edhe gjatë procesit të formimit të kockave të bebes nevojitet një sasi me e madhe kalciumi, kështu që përfshirja e spinaqit në dietën tuaj është garancia më e mirë që gjithçka të shkojë në rrugën e duhur.

MUND TË JU PËLQEJNË