Përbërësit
• Sipas deshires speca te fresket
• Djathë i freskët i butë
• 3 vezë
• 1 luge ajkë e thartë (shmant,pavllake)
• kripë
• piper i zi
• hudhëra pluhur
• vegete
• 1 luge miell misri ose prezle(therrime buke)

Hapat
1 Specat i pastrojme,largojme bishtat dhe farat dhe ndajme pergjysem.

2 Specat i radhisim me gjysmat te kthyera ne larte,ne tave qelqi zjarrerezistente,te lyer me vaj ulliri ose tjetr lloje vaji.

3 Persiper qesim hudher pluhur,vegete,piper te zi,krip, dhe pjekim ne 200 grade per 10-15 minuta.

4 Pastaj nxjerrim taven nga zjarri,shtojme feta djathi te bute ne secilin gjysem speci, dhe kthejme prap ne furre derisa djathi te shkrihet ose te zbutet mire.

5 Prap nxjerrim taven nga furra,pluhurosim me pak miell misri dhe vezet e tundura me ajken e tharte.

6 Taven e kthejm edhe per disa minuta ne furre derisa te rreshket pak persiper.

MUND TË JU PËLQEJNË