800 gr speca të kuq të vegjël

600 gr djath feta

1 thelpinj hudhre

piper të zi kokërr

disa gjethe borzilok

vaj ulliri

ujë

kripë

uthull

Specat lahen e pastrohen. Pastaj zihen për disa minuta në ujë të kripur, ku kemi hedhur edhe disa disa lugë uthull.

Nxirren nga uji, kullohen e lihen të ftohen.

Djathin dhe hudhrën e shtypur i bëjmë bashkë. Pastaj me këtë masë mbushen specat, të cilët i rendisim nëpër kavanozë të pastër.

Shtojmë piperin kokërr dhe në fund gjethe borziloku. Specat i mbulojmë me vaj ulliri.

Kavanozët mbyllen dhe vendosen në frigorifer deri në përdorim.

MUND TË JU PËLQEJNË