Vaji me lule kamomili, ndihmon të gjithë sistemin kardiovaskular, dhe lehtëson qarkullimin e gjakut, e pastron atë nga ngurtësimet e qelizave të gjakut duke përshpejtuar procesin e oksigjenimit të tij.

Për këtë ilaç mund të përdorni lule kamomili të thara. Mund t’i blini në farmacitë bimore, ose të përdorni kamomilit të freskët.

Nëse përdorni kamomil të freskët, duhet të këpusni lulet nga pjesa tjetër e bimës.

Në një kavanoz të madh qelqi, hedhim gjysmë litër vaj ulliri ekstra të virgjër, më pas shtojmë rreth 3-4 lugë të plota gjelle me lule kamomili.

Këshillohet që me ndihmën e një luge të përzieni përbërjen, në mënyrë që lulet të jenë të zhytura plotësisht në vaj.

Më pas e mbyllim kavanozin me kapak dhe duhet ta vendosim në një vend me dritë.

Përbërjen do ta lini kështu për dy javë, në këtë mënyrë lulet e kamomilit do të kenë lëshuar të gjitha enzimat e tyre tek vaji i ullirit.

Si të ruani dhe ta konsumoni vajin me lule kamomili Pasi të kenë kaluar dy javë, kullojmë lulet e kamomilit dhe vajin e hedhim në një tjetër enë qelqi.

Këtë përbërje ruajeni në një vend të freskët, ose në derën e frigoriferit. Këshillohet që të konsumohet një lugë gjelle esëll në mëngjes, të vazhdohet kështu derisa të ketë mbaruar përbërja.

MUND TË JU PËLQEJNË