Me një bagazh të madh në skenën muzikore, ka sjellur projekte me vlera, duke lënë gjurmë të pashlyeshme përgjatë viteve, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Gili, është ndër artistët që për dekada me radhë i dha publikut hite, të cilat dëgjohen dhe vlerësohen në çdo kohë.

Gili është ndër këngëtare që i qëndroi besnike prej fillimit të karrierës zhanrit të muzikës e stilit të saj unik.

Por pavarësisht kësaj, ajo gjithmonë është paraqitur elegante e plotë sharm.

Këngëtarja është e martuar me tekstshkuresin, Ilir Berani. Ata janë bashkëshort dhe prindër të lumtur të dy djemëve.

E sot, djali i madh i tyre, po feston ditëlindjen. Këtë e ka treguar këngëtarja përmes një postimi në Instagram.

Gili e ka uruar atë me disa fjalë të ëmbla, duke treguar dashurinë dhe gëzimin që ai i ka sjellur në jetë.

“Gëzimi im i parë, djali im i madh. URIME DITËLINDJA ❤️ROBERT🎂🎶”, ka shkruar ajo në Instagram./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË