Këngëtarja Flaka Krelani kohëve të fundit ka habitur të gjithë me paraqitjet e saj tejet sensuale, duke ekspozuar më shumë nga trupi i saj.

E ftuar në emisionin “Mirage”, këngëtarja nga Gjakova foli edhe për klipin e fundit ku u shfaq shumë provokuese.

Por, sipas Flaka Krelanit, asaj i ka hije të zhvishet pasi di të këndojë.

“Ideja për klipin ka qenë e imja, kam pasur dëshirë ta kem një klip të tillë, dhe nuk do jetë i vetmi. Me që di të këndojë më ka hije dhe të zhvishem”, tha Flaka Krelani.

Duke qenë se është komentuar gjatë, Flaka ka edhe një koment për ata që e kanë gjykuar.

“Mua po më vjen çudi që qysh ato që që nuk dinë me këndu nuk janë diskutuar që s’po dinë me këndu, e po zhveshen, e po çuditna se si po thonë për Flakën, e cila dinë me këndu dhe u zhvesh”, përfundoi Flaka Krelani.

MUND TË JU PËLQEJNË