Filloi të merret me muzikë qysh në vitin 2005. Ishte finalistja e “Ethet e së premtes 3”.

Flasim për këngëtaren gjakovare Flaka Krelani, e cila ende vazhdon të sjellë këngë të bukura sipas zhanrit të saj, shkruan “Kosovarja”.

Flaka përpos muzikës, kohëve të fundit ka qenë mjaft e përfolur për shkak të paraqitjeve të saj të ‘nxehta’ në publik.

Ajo po dëshmon se është ‘flakë’ ashtu edhe sicc e ka emrin. Këtë po e dëshmon edhe kjo foto me këmbën lart, pikërisht në kohën kur shumica janë izoluar për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Mbase Flaka ka gjetur këtë metodë si ta largojë, me një shkelm ajo po e mban larg virusin famëkeq. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË