Festat e fundvitit janë periudha më e mirë e gjithë kohës, të cilat përmbushen me dhuratat që ua bëjmë njëri-tjetrit.

Mirëpo, shpesh ndodhë që një gjë e tillë të mos mund të realizohet, pasi që mund të mos keni mjaftueshëm buxhet.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se duhet të shqetësoheni, pasi që me pak mundim mund t’ia dilni të surprizoni të dashurit tuaj.

Gatuani diçka
Fakt: Njerëzit i duan ëmbëlsirat. Jo vetëm që do të dhuroni diçka të bërë me shumë dashuri nga ju, por edhe kostoja do të jetë relativisht e lirë. Mund të gatuani biskota, kek me mollë, panetone dhe ëmbëlsira të tjera, të cilat mund t’i personalizoni për ta bërë dhuratën të duket më e veçantë.

Organizoni një darkë me miqtë/familjarët
Blerja e dhuratave është argëtuese dhe domethënëse, por koha që kalon me ta ka vërtet rëndësi. Në fund të ditës, janë kujtimet ato që mbesin përgjithnjë. Me pak buxhet mund të organizoni një darkë me miqtë/familjarët.

Të tjera aktivitete që mund të organizoni

– mblidhuni për të parë një film;

– shkoni në kinema/teatër;

– dilni për të konsumuar diçka në mbrëmje.

MUND TË JU PËLQEJNË