Është lehtë ta lëndoni një person me një fjalë apo veprim kur jeni në debat me të dashurinë tuaj.

Fyerja që i bëni mund të qëndron aty për mes shumë kohë, madje edhe pasi që debati dhe argumentet kanë mbaruar dhe shpesh mund të e prish një lidhje.

Kini parasysh këto 7 veprime kur jeni të nervozuar dhe në debat me më të dashuritë tuaj, raporton “Bright Side”.

Mos i përfshini të afërmit tuaj në problemet e juaja

Diskutoni si dy të rriturit, problemet e juaja janë vetëm të dy personave dhe jo të të tjerëve. Edhe nëse harmonia kthehet në lidhjen tuaj, të afërmit do të i kujtojnë ato të këqijat që i keni folur ju për ta, transmeton lajmi.net.

Shmangni dhunën

Kur jeni duke debatuar, njerëzit kanë tendencë të tregojnë anën e tyre me të keqe të karakterit të tyre. Mos e lejoni vetën dhe partnerin tuaj që të përdorni dhunë, pa marr parasysh se sa të nervozuar jeni me njëri tjetrin.

Mos përfshini gjëra të tjera

Nëse arsyeja kryesore që jeni duke debatuar është për shembull për shkak enëve të palara, diskutoni për atë gjë. Mos ia kujtoni partnerit tuaj të tjerat gjëra, sepse kjo mund të qoj nga një zënke e vogël në një konflikt të madh.

Kurrë mos flisni për divorc apo edhe për ndarje

Kur ju thoni le të ndahemi apo divorcohemi gjatë një zënke, mund të konsiderohet si fyerja më e madhe. Këto fjalë mund t’i lëndojnë ndjenjat shumë keq. Dhe sa më shpesh që e thoni aq më shpejt do të ndodh. Kujtoni se sa e doni njëri tjetrin.

Kurrë mos dilni nga shtëpia në mes të një zënke

Është e thjeshtë të dilni nga shtëpia gjatë një zënke, kjo nënkupton se ndjeheni të parehtashëm dhe që dëshironi të largoheni nga përgjegjësit e lidhjes, duke e lënë konfliktin të pazgjidhur.

Mos flini të ndarë në dhoma të ndryshme

Kjo nënkupton që nuk jeni gati të i rregulloni marrëdhëniet. Nëse flini bashkë ju do zgjoheni pranë njëri tjetrit dhe do harroni se çfarë ka ndodhur natën e kaluar.

Kurrë mos diskutoni në publik

Kjo nënkupton që nuk e respektoni njëri tjetrin dhe njerëzit përreth. Është shumë më mirë të diskutoni në shtëpi.

MUND TË JU PËLQEJNË